“Të bindur që Shqipëria do të lërë gjurmë historike”, Ballkani i Ilir Dajës uron kuqezinjtë: Krenar për Dakun dhe Hoxhën, kombi është me ju

Klubi Ballkani ka uruar Kombëtaren shqiptare përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”. Silvinjo ka publikuar sot listën e lojtarëve për në Euro 2024, ku gjenden edhe Mirlind Daku dhe Arbër Hoxha. Të dy lojtarët kanë qenë ish-lojtarë të skuadrës së Ballkanit, duke rritur krenarinë në kampin e kampionëve të Kosovës.

“Me besimin e fuqishëm për djemtë e Kombëtarës Kuq e Zi, jemi të bindur që në Kampionatin Evropian të futbollit në Gjermani, Shqipëria do të lë gjurmë historike. Suksese të gjithëve, posaqërisht ish-sulmuesve tanë, Mirlind Daku e Arbër Hoxha, që me nder e krenari kanë bartur fanellën e FC Ballkanit! Përpara luana, i gjithë kombi është me ju”, ka shkruar klubi Ballkani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/