Shqipëria ka publikuar listën provizore sa i përket EURO24. Një listë me shumë befasi nga ana e trajnerit Silvinjo që ka lënë jashtë lojtarë si Myrto Uzuni, Keidi Bare apo Sokol Cikalleshi. Gjithashtu ka vend për risi teksa Arbër Hoxha, Medon Berisha dhe Amir Abrashi gjenden në të. Vlen të theksohet se lista zyrtare e Europianit do të shpallet në 7 qershor. (Videon e plot e gjeni më poshtë)
“Dua të them se jam shumë krenar që do të shkoj në Europian me Shqipërinë. Kam një falenderim të vecantë për të gjithë lojtarët që dhanë kontributin e tyre. Mirënjohje dhe respekt për të gjithë. Zgjedhjet e mia të lojtarëve janë bazuar në karakteristikat e tyre dhe në një studim të gjatë. Është e pamundur që të kem në dizpozicion të gjithë lojtarët, por unë kam bërë zgjedhjet e mia. Ne nuk luajmë për 3 milionë shqiptarë në Shqipëri, por për 10 milionë shqiptarë në mbarë botën”, tha Silvinjo. /Sport Ekspres/