Mirlind Daku ka shtuar dyshimet sa i përket pjesëmarrjes në Europian me Shqipërinë. Sulmuesi po kalon një formë fantastike në Rusi me Rubin Kazan, megjithatë ka munguar në dy miqësoret e fundit të kuqezinjëve që u zhvilluan në mars.
Menjëherë pas ndeshjes së djeshme kundër Spartakut të Moskës, ku Daku shënoi një gol, sulmuesi foli hapur në Rusi: “Nuk e kam marrë ende ftesën e Silvinjos, po e pres. Nëse më vjen telefonata, atëherë do të dalë këtu para jush dhe do t’ju tregoj edhe për të ardhmen time”, tha Daku. Pra në rast të ftesës për të shkuar në EURO24, Daku do të pres mbylljen e kompeticionit për të vendosur sa i përket ekipit të ri në karrierën e tij. /Sport Ekspres/