Partizani do të përballet kundër Skënderbeun në gjysmëfinalen e sotme të Final Four. Kryeqytetasve u mjafton edhe një barazim për të kaluar më tej, ndërsa ekipi korçar kërkon me patjetër fitoren.
Megjithatë presioni është i gjithi te Partizani që e ka finalen detyrim dhe këtu mund të përfitojë Skënderbeu, duke e bërë më drithëruese këtë ndeshje. “Ish një ditë kur besën dham, për pasion pa kufi, Guerrilsat jan, me ty Partizani, deri në pafundësi”, shkruan Partizani në faqen zyrtare duke karikuar tifozët para kësaj ndeshje. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/