Futja e teknologjisë VAR në botën e futbollit i ka ndihmuar jo pak gjyqtarët në vendimet që marrin. Megjithatë, ai ishte më i vështirë për t’u pranuar në Angli, ku, pavarësisht gjithçkaje, gjyqtarët në dhomat e VAR-it bënë gabime të mëdha. Teknologjia video mund të hiqet gradualisht në Premier League nga sezoni i ardhshëm. Klubet e Premier League do të votojnë për këtë në takimin e tyre të rregullt vjetor muajin e ardhshëm.
Propozimi për heqjen e teknologjisë VAR erdhi pas gabimeve të shumta në përdorimin e saj gjatë këtij sezoni, të cilat ndikuan drejtpërdrejt në rezultatet e shumë ndeshjeve. Ishte Ëolverhampton ai që propozoi një votim për të ardhmen e VAR në Premier League. 20 klube do të vendosin për të më 6 qershor.
“Ne nuk po i drejtojmë gishtin askujt, ne thjesht po kërkojmë zgjidhjen më të mirë të mundshme për futbollin tonë. Të gjithë kanë punuar shumë për të futur teknologjinë, por pas pesë vitesh të përdorimit të saj, është koha për një diskutim konstruktiv dhe kritik rreth saj. Qëndrimi ynë është që çmimi që paguajmë për një përmirësim të vogël është në kundërshtim me frymën e lojës sonë dhe si rrjedhojë besojmë se teknologjia VAR duhet të hiqet nga sezoni i ardhshëm”, njoftoi ky klub. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/