Vetëm 16 vjeç dhe debuton kundër Manchester City, lojtari i Totenham futet në librat e historisë

Totenhemi nuk ka mundur dot që të ndalojë Manchester City dhe t’ia heqi titullin kampion në javën e parafundit. Megjithatë kjo skuadër e ka gjetur mënyrën për të shkuar në librat e historisë, edhe në humbjen 0-2.

Mjafton vetëm një lëvizje e trajnerit dhe data e sotme do të mbahet mend për shumë gjatë. Në minutat e fundit, tekniku i Totenhem ka aktivizuar në minutat e fundit 16-vjeçarin Mikey Moore. Ky i fundit bëhet lojtari më i ri që ka veshur fanellën e Totenhemit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/