Alen Sherri ka përjetuar një lumturi të dyfishtë mbrëmjen e sotme. Portieri i Egnatias ngriti për të dytin vit radhazi Kupën e Shqipërisë, por ky trofe nuk ishte i vetmi burim lumturie për të. Sherri ka bërë një gjest romantik pas përfundimit të ndeshjes.
Portieri i klubit rrogozhinas u ul në gjunjë në mesin e fushës në “Air Albania” dhe i propozoi për martesë të fejuarës së tij. Një çast mjaft emocionues që u përmbyll me një “po” nga partnerja e Sherrit. Një moment që do të mbetet gjithmonë në kujtesën e çiftit./Sport Ekspres/