Një ofertë zyrtare ka mbërritur te Beshiktashi për Ernest Mucin. Aston Villa nuk heq dorë për talentin shqiptar dhe ka bërë ofertën e 20 milionë eurove për të. Por sipas mediave turke, Beshiktashi e ka refuzuar ofertën.
Arsyeja? Turqit nuk e përjashtojnë mundësinë e shitjes së Mucit dhe përfitimit të madh prej tij. Megjithatë ata duan që të shohin ofertat që do të vijnë pas EURO24. Te Beshiktashi janë të bindur se Muci do të shkëlqejë në Gjermani dhe presin që vlera e tij e kartonit të mbërrijë në 30 milionë euro pas Europianit. /Sport Ekspres/