Pak minuta më parë është hedhur shorti i Final Four. Në ambientet e FSHF u mësuan përballjet finale që do të vendosin për titullin kampion.
Vllaznia dhe Egnatia do të luajnë një finale të parakohshme në 19 maj, ku shkodranët duhet të fitojnë me patjetër, ndërsa Egnatias i mjafton dhe barazimi.
Nga krahu tjetër, Partizani përballet me Skënderbeun në 17 maj, me shortin që në letër duket paksa më bujar me të kuqtë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/