Real Madridi është në rrugën e duhur për të fituar Champions League-n e dytë në tre sezonet e fundit pasi ata do të përballen me Borussia Dortmundin në finalen në Ëembley më 1 qershor. Një nga lojtarët më kryesorë, pse Royals janë sërish një hap larg fronit evropian, është Valverde.
Ky i fundit kishte një propozim interesant para ndeshjes me Dortmundin. “Unë do të ndërroja dy Liga Kampionësh me Kupën e Amerikës me Uruguain. Është më e vështirë të fitosh Kupën e Amerikës me Uruguain sesa Ligën e Kampionëve me Real Madridin,” tha 25-vjeçari. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/