Juventusi është ndalur në një barazim 1-1 nga Salernitana në jaën e 36 të Serisë A. Ishte një gol në minutat shtesë ai që shpëtoi bardhezinjtë nga humbja. Megjithatë, Alegri nuk ndikohet nga kjo ndeshje kur gjykon sezonin e zhvilluar nga “Zonja e Vjetër”. Sipas tij, Juventusi nuk ka zhvilluar një sezon të keq. Ai thekson në konferencë për shtyp se do të kishte qenë viti i 13 që bardhezinjtë do të merrnin pjesë në Champions, ndërkohë që ka shumë skuadra që qendrojnë me vite të tëra jashtë këtij kompeticioni.
“Kini edhe pak durim, edhe për 10 ditë do ta mësoni të ardhmen. Jam i përqendruar te ndeshjet, por nuk ka qenë një sezon i keq. Jemi ende në garë për Champions-in. Juventusi këtë vit duhej të luante në Champions. Do kishte qenë viti i 13 që merrte pjesë në Champions. Ka skuadra që kanë qenë me vite jashtë Champions League-s”, ka deklaruar Masimiliano Alegri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/