Pavarësisht fitores 3-0 kundër Egnatias, Tirana është zyrtarisht jashtë Final Four. Fitorja e thellë e Skënderbeut kundër Vllaznisë bëri që korçarët të marrin vendin e katërt dhe të lënë pas tyre bardheblutë.
Megjithatë për shkak të dënimit të korçarëve, Tirana ka ende një shans për të shkuar në Europë. Mjafton që Egnatia të fitojë në finalen e Kupës së Shqipërisë kundër Kukësit dhe Tirana do të kalonte në Europë. Nëse Kukësi do të fitojë në finale, do të ishin verilindorët në Europë dhe Tirana në shtëpi. Menjëherë pas mbylljes së takimit, Martini po bënte disa llogari dhe po shikonte ende me vëmendje renditjen për arsyen se pse Tirana ndodhej më lart se Teuta, pavarësisht se ndanin të njëjtat pikë. /Sport Ekspres/