Nuk mund të mungonin mes më të mirëve, Gjimshiti dhe Xhaka shkëlqyen në Europa League

Berat Gjimshiti dhe Granit Xhaka do të përballen me njëri-tjetrin në mbrëmjen e 22 majit në finalen e Europa League-s. Të dy lojtarët shqiptarë kanë ndihmuar ekipet e tyre përkatëse për të mbërritur në këtë moment historik. Si Gjimshiti, ashtu edhe Granit Xhaka, nuk mund të mungonin mes më të mirëve të gjysmëfinaleve të dyta të Europa League-s.

“Sofascore” e ka vlerësuar kapitenin e Kombëtares shqiptare e notën 7.6, ndërsa kapitenin e Zvicrës me notën 8.9. Nota e Xhakës është e dyta më lartë pas portierit Svilar në 11-shen më të mirë të “Sofascore”-t për dy ndeshjet e dyta gjysmëfinale të Europa League-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/