Kristjan Asllani do të luajë sot ndeshjen e dytë radhazi me fanellën e titullarit. Simone Inzagi ka ndihmuar mesfushorin shqiptar përpara fillimit të Kampionatit Europian, duke i dhënë minutat e nevojshme. Lojtari 22-vjeçar do jetë në fushën e lojës që nga minuta e parë kundër Frozinones në vend të Hakan Çalhanoglusë.
Turku i ka dorëzuar çelësat e mesfushës Kristjan Asllanit, i cili ka mundësinë të dëshmojë vlerat e tij. Në krahun tjeter, Marvin Çuni dhe Arijon Ibrahimoviçi do ta nisin ndeshjen nga stoli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/