Në kuadër të javës së 23-të të Ligës së Parë të Bosnjë-Hercegovinës, u përballë ekipi i Gradacac dhe Gradina Sebrenik. Skuadrës vendase iu duheshin pikët më tepër këtë ndeshje pasi po luftojnë për mbijetesë. Dhe ata filluan mirë, duke shënuar dy gola në 45 minutat e para.
Por ajo për të cilën do të flitet gjatë është goli i dytë i shënuar nga lojtarët vendas, nga pika e bardhë. I ka paraprirë një situatë komike në zonën e rreptësisë së ekipit mik. Pas një krosimi nga e djathta, njëri nga lojtarët e Gradinës goditi topin me kokë, por arbitri, për habinë e të gjithëve, tregoi 11 metërshin për Gradacac dhe kështu do të realizohej goli. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/