Fitorja kundër Notinghem Forestit i siguroi matematikisht Ligën e Kampionëve Mançester Sitit. Megjithëse për pjesën më të madhe të opinionit sportiv nuk dyshonte në arritjen e këtij objektivi, Guardiola është lumturuar nga një lajm i tillë. Ai ka thënë se ka shumë skuadra që do të donin të ishin në pozicionin e Mançester Sitit.
“Uou! Do ta festoj nesër. CEO-ja im dhe pronarët tanë do të jenë shumë të lumtur. Sa skuadra të donin të ishin në atë pozicion? Është vërtetë një lajm i mirë. Ia dolëm! Përgëzime të mëdha të gjithë klubit dhe lojtarëve në veçanti që e arritën”, ka thënë Pep Guardiola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/