Gara për vendin e parë të Kategorisë së Parë mbetet mjaft e fortë edhe në javët e fundit të kampionatit. Bylisi mposhti Flamurtarin me shifrat 4-2 pasditen e sotme, duke barazuar Elbasanin përkohësisht me pikë.
Por verdheblutë nuk bënë hap fals mbrëmjen e sotme. Elbasani mposhti me rezultatin 2-0 Vorën dhe siguroi tre pikët mjaft të vyera. Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 2-të me anë të Lleshit, ndërsa në të 78-n ishte Greca ai që vulosi fitoren. Tashmë Elbasani ka shkuar në kuotën e 73 pikëve të grumbulluara, duke ruajtur kreun e renditjes në Kategorinë e Parë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/