Trajneri katalanas, Pep Guardiola, dëshiron të rris shanset e skuadrës së tij për të kaluar në gjysmëfinale të Champions League dhe për këtë arsye ka bërë një kërkesë interesante në UEFA. Guardiola nuk i lë asgjë rastësisë, iu drejtua UEFA-s dhe kërkoi që City të lejohej të ujite barin në rast se nuk binte shi në Mançester disa orë para fillimit të ndeshjes.
UEFA iu përgjigj pozitivisht City-t, ndaj fusha Etihad do të marrë një sasi të caktuar uji në rast se nuk ka reshje shiu, për ta bërë atë sa më të shpejtë dhe më të përshtatur me lojën e Manchester City-t, megjithëse është e qartë se një fushë e tillë do t’u përshtatet edhe lojtarëve të Real Madridit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/