Renditja e Superiores/ Egnatia rrit distancën me Vllazninë, 3 ekipe në luftë për një vend në Final Four

Java e 29-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll me sfidën, Dinamo City – Skënderbeu. Kjo ndeshje u fitua nga Dinamo City me rezultatin 2-0.

Po dje u zhvillua edhe takimi, Laçi – Partizani. Kjo sfidë u mbyll në barazim me rezultatin 1-1.

Të premten u luajtën tre takimet e tjera të javës së 29-të. Egnatia u rikthye te fitorja, pasi mposhti Kukësin në “Egnatia Arena” 1-0. Rrogozhinasit shënuan golin e fitores që në startin e ndeshjes dhe më pas administruan rezultatin.

Teuta mundi Tiranën në “Air Albania” me rezultatin 2-1. Djemtë e detit zhvilluan një paraqitje shumë të mirë dhe morën tri pikë tepër të rëndësishme në këtë sfidë.

Vllaznia barazoi në stadiumin “Loro Boriçi” 1-1 me Erzenin. Shkodranët morën të parët avantazhin, ndërsa shijakasit barazuan brenda pjesës së parë. Në fraksionin e dytë nuk pati ndryshim në rezultat dhe ndeshja përfundoi 1-1.