Ajo humbje 3-0 në “Enio Tardini” la pas shumë pakënaqësi në opinionin sportiv në Shqipëri, teksa kritikat për kuqezinjtë ishin të shumta. Por ndeshja e zhvilluar nga kuqezinjtë në Suedi dhe miqësorja e sotme e Kilit kundër Francës kanë bërë që natyrshëm të ngrihen pikëpyetje. A ishte Shqipëria shumë e dobët, apo është Kili një kundërshtar shumë i fortë?
Kombëtarja amerikano-jugore ka treguar karakter edhe përballë nënkampionëve të Botës. Kili është mposhtur në Francë kundër “gjelave” me shifrat 3-2, por duke i shkaktuar jo pak telashe këtyre të fundit. Kilianët befasuan nënkampionët e Botës që në minutën e 6 të takimit, duke kaluar në avantazh me anë të Nunjezit. Francezët u kundërpërgjigjën që në pjesën e parë të takimit. Jusuf Fofana në minutën e 18 dhe Kolo Muani në minutën e 25 e dërguan Francën në epërsi në dhomat e zhveshjes. Oliver Zhiruja shënoi golin e tretë për francezët në minutën e 72-të, ndërsa 10 minuta më vonë Osorio ngushtoi diferencat në 3-2.
Rezultati mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e trefishtë të arbitrit, çka i solli në fund fitoren “gjelave”. Gjithsesi një paraqitje pozitive e Kilit, që në këtë ndeshje numëroi numër të njëjtë goditjesh në portë me një nga Kombëtaret më të forta të momentit në botë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
? GOAL | France 3-2 Chile | Dario Osorio
DARIO OSORIO GETS ONE BACK FOR CHILE!pic.twitter.com/W6SOngRidu
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) March 26, 2024