Shqipëria humbi edhe miqësoren e dytë përballë Suedisë, në shifrat 0-1. Menjëherë pas përfundimit të takimit, Silvinjo ka dalë në konferencën për shtyp, ku mes të tjerash është impresionuar nga Mitaj.
“Ne kemi bërë të gjithë një ndeshje shumë të mirë kundër Suedisë, por më ka impresionuar shumë Mario Mitaj. Kishte lojtarë nga Totenhem, Newcastle përpëra…ufff! Lojtarë që unë i admiroj, shumë të fortë, potent, lart fizikisht, por Mario thjesht ka bërë një ndeshje të pabesueshme. Kush më surprizoi më shumë nga Suedia? Nëse ka një lojtar që më befasoi më shumë në fushën e blertë, vetëm Mario Mitaj (qesh)”, tha Silvinjo. /Sport Ekspres/