Shqiptarët janë të mrekullueshëm në mbështetjen karshi Kombëtares. Dy lojtarë të Suedisë kanë shprehur deri tani gjithë çudinë për faktin sesi në stadiumin e tyre po dëgjoheshin më shumë tifozët kundërshtarë.
Këtë herë është Svanberg që foli në lidhje me këtë temë. “Ne e dinim që para ndeshjes se do të kishte shumë tifozë shqiptarë. Më vjen mirë që ishin aty se e ngritën rivalitetin. Atmosfera ndërtoi një ndeshje të vërtetë, sa Shqipëria fitonte topin, volumi ngrihej më shumë nga ana e tifozëve. Por në atë moment nuk ke kohë të mendosh gjatë nëse po bërtasin për ty apo për kundërshtarin”, tha Svanberg mes humorit. /Sport Ekspres/