Suedia fitoi kundër Shqipërisë me shifrat 1-0 në takimin miqësor. Pavarësisht lojës së bukur të kuqezinjëve, në fund vendasit ia dolën falë golit të Nilson. Nëse mund t’i quajmë vendas, pasi ndeshja dukej si të zhvillohej në Air Albania.
“Ishte e mrekullueshme për mua. Ka qenë e vështirë për të arritur deri këtu, për të luajtur në këtë stadium. E kisha ëndërruar dhe sigurisht, ishte e gjitha vetëm për t’u shijuar”, tha Nilsson.
Ndërkohë media suedeze shkruan: “Në tribuna, tifozët shqiptarë ishin më të zhurmshmit. Shumë herë dukej si një ndeshje në transfertë”. E teksa Nilsson pyetet në lidhje me këtë temë, edhe vetë futbollisti suedez shfaqet konfuz dhe i habitur sesi tifozët shqiptarë dëgjoheshin kaq shumë në stadiumin e Suedisë: “Ishte pak e çuditshme”, tha Nilsson. /Sport Ekspres/