Shqipëria do të luajë në transfertën e Suedisë në orën 19:00. Një stadium i cili do të jetë gjithashtu i mbushur me shqiptarë, si edhe në Itali. Por ndryshe nga ajo ndeshje e humbur me Kilin, Kombëtarja do të kërkojë që të ketë një kundërpërgjigje.
Vetëm pak minuta më parë është publikuar edhe formacioni zyrtar i takimit. Vetëm tre janë ndryshimet e bëra nga ndeshja e fundit me Kilin ku Broja merr vendin e Manajt, ku Qazim Laci ul n stol Taulant Seferin dhe Balliu merr vendin e Hysajt. /Sport Ekspres/
Strakosha
Mitaj-Gjimshiti-Mihaj-Balliu
Laci-Ramadani-Asllani
Bajrami-Broja-Asani