“Gjelat” nuk këndojnë dot në Lion. Gjermania ka mposhtur me rezultatin 0-2 Francën në miqësore mbrëmjen e sotme. Ndeshja nisi vrullshëm. Vetëm 7 sekonda kishin kaluar nga vërshëllima e arbitrit, kur Florian Virtci e dërgoi topin në rrjetë me një goditje fantastike.
Ndërkohë me po të njëjtin ritëm ka nisur edhe pjesa e dytë e lojës për “pancerat”. Në minutën e 49, Kai Havertci e dërgoi sërish topin në rrjetë, duke vulosur kështu rezultatin përfundimtar të takimit. Me sa duket zhvillimi i Kampionatit Europian në Gjermani ka motivuar ekipin e Nagelsmanit, që ka bindur mbrëmjen e sotme ndaj një prej Kombëtareve më të forta të botës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
? Kai Havertz’s goal for Germany vs France! ?? pic.twitter.com/iOmSjgSvAc
— HASSAN?? (@HassanSiddiqei) March 23, 2024