Shok skuadre te Interi, por në futboll miqësitë nuk ekzistojnë. Alexis Sanchez-i e vërtetoi këtë aksiomë mbrëmjen e sotme me ndërhyrjen e tij ndaj Kristjan Asllanit. Futbollisti kilian rrezioi jo pak shokun e tij të skuadrë te Interi, teksa gjatë pjesës së parë të lojës shkeli me taka në këmbën e mesfushorit shqiptar.
Asllani bërtiti mes dhimbjesh dhe pati nevojë për një kohë të konsiderueshmë që të rimerrte veten. Pas përfundimit të pjesës së parë, Sanchez-i zgjodhi mënyrën e tij për t’i kërkuar ndjesë lojtarit shqiptar. Ai hoqi fanellën dhe e shkëmbeu me atë të Asllanit si një mënyrë për të vendosur paqe mes tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/