Në orën 20:45 e gjithë vëmendja e sportdashësve shqiptarë do të jetë në Parma, atje ku Shqipëria do të ndeshet për herë të parë me Kilin. Silvinjo e ka bërë të qartë në konferencën për shtyp se për të nuk ekzistojnë miqësoret, por çdo ndeshje trajtohet si të ishte zytare. E duket se të njëjtin parim po ndjek edhe tifozeria kuqezi.
Shqiptarët nuk e braktisin Kombëtaren as në takimet miqësore. Gazetari Elvis Rexha ka njoftuar në emisionin “Kuq e Zi” në “Supersport” se në “Enio Tardini” do të jenë të pranishëm plot 15 mijë tifozë.
“Janë rreth 15 mijë tifozë të pranishëm. Është një konfirmim që më vjen nga zyrtarës e Federatës Shqiptare të Futbollit”, ka thënë Elvis Rexha. Theksojmë se kapaciteti i stadiumit është afërsisht 22 mijë vende./Halit Delibashi-Sport Ekspres/