Kombëtarja e Rusisë është kthyer në fushën e blertë pas një kohe të gjatë. Megjithëse e dënuar nga UEFA dhe FIFA për shkak të lu.ftës në Ukrainë, Serbia pranoi ta zhvillonte një takim miqësor me ekipin kombëtar rus. Një vendim për të cilin ndoshta mund të jenë penduar pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit.
Rusët ishin të “uritur” për futboll, teksa nuk kanë kursyer as “vëllain e tyre të vogël”. Ekipi i drejtuar nga Valeri Karpini ka shkatërruar me shifrat 4-0 Serbinë. Kombëtarja ballkanase mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Gajiçit në minutën e 21-të, i cili shkaktoi një 11 metërsh për kundërshtarin.
Mirançuku shndërroi në gol penalltinë, duke ngritur siparin e golave për Rusinë. Më pas në listën e golashënuesëve do të shtoheshin edhe Osipenko (32’), Aleksei Mirançuku (55’) dhe Sergejevi (90’+1’)./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
4-0 Sergeev pic.twitter.com/f0yedIRRdN
— RPL Sky (@RPLNews_eng) March 21, 2024