Mirlind Daku dhe Arbnor Muja mbetën jashtë listës së Shqipërisë për ndeshjet miqësore të muajit mars. Shumë diskutime janë ngritur në lidhje me këto dy mungesa, ndërsa Ismet Munishi i ftuar në “T7”, ka treguar bisedën e tij me Dakun.
“Silvinjo na ka kualifikuar, sikur të thërras të gjithë nga liga e Shqipërisë, ne do t’i shohim në TV, se Silvinjo na dha kualifikimin. Po krijon konkurrencë të shëndoshë te Kombëtarja. Kam folur me Mirlindin dhe më tha se nuk e kishte marrë askush në telefon për t’i treguar pse u la jashtë. Se më para, sidomos në vendet ballkanike, kur nuk është ftuar dikush, e merrnin me të mira që të mos fliste në media. I thashë të vazhdonte korrekt me punën se puna e ka sjellë deri këtu”, tha Munishi. /Sport Ekspres/