Juventusi është ndalur në një barazim 2-2 nga Atalanta në javën e 28 të kampionatit. Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 35 dhe mban autorësinë e Kopmajnersit. Juventusi u kundërpërgjigj pjesën e dytë të takimit, kur Kambiasua ktheu sërish baraspeshën në minutën e 66.
Vetëm 4 minuta më vonë Miliku i dha epërsinë bardhezinjtve, por festa do të përfundonte shpejt. Kur kronometri po maste minutën e 75, Berat Gjimshiti dha një pasi të bukur për Kopmajnersin, duke kapur në befasi prapavijën e Juventusit. Holandezi e shndërroi në gol asistin e kapitenit të Shqipërisë, duke vulosur rezultatin përfundimtar në 2-2. Juventusi humb kështu vendin e dytë në renditje, në të cilin tashmë pozicionohet Milani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
??GOLLER ARKA ARKAYA GEL?YOR 2-2! Koopmeiners. ? pic.twitter.com/Ny6gOGyvFV
— S Sport (@ssporttr) March 10, 2024