Presidenti i Beshiktashit, Hasan Arat, ka folur sa i përket transferimit të Ernest Muçit. Futbollisti shqiptar po kërkohej nga Premier League, por zgjodhi të firmoste me gjigandët e Turqisë.
“Legia nuk donte ta lëshonte Ernest Muçin, nuk donin të largohej sepse ishte shumë me vlere për ta. Ne ramë dakort në mesnatë. As menaxheri nuk po e lejonte, por ndodhi rreth orës 02:00 në mesnatë. Aston Villa e donte Muçin, pastaj ne e thirrëm dhe firmosëm menjëherë”, tha Arat. /Sport Ekspres/