Raheem Sterlingu i është përgjigjur disa pyetjeve rrufe nga “STATSports”. Pjesë e përgjigjeve të tij ishte edhe Armando Broja, të cilin e konsideron personin më gazmor me të cilin ka ndarë dhomën e zhveshjes. Gjithashtu, lojtari i Chelsea-t vlerëson shpejtësinë e sulmuesit shqiptar. Sipas tij, Broja është lojtari më i shpejtë që ka pasur në skuadër, më një shpejtësi të njëjtë me Kylie Walker-in.
“Lojtari më gazmor i skuadrës? Armando Broja. Ai sapo u largua, por përfundimisht është më gazmori. Lojtari më i shpejtë me të cilin kam luajtur? Leroy Sane ose Armando Broja. Ai është po aq i shpejtë sa Kylie Walker”, ka thënë Raheem Sterlingu./Sport Ekspres/