Trajneri i PSG-së, Luis Enrique ka bërë të ditur arsyet pse vendosi të largojë nga loja Kylian Mbappe kundër Monaco, menjëherë pas mbylljes së pjesës së parë. Pas vendimit për t’u larguar nga PSG, ylli i skuadrës nuk është më i paprekshëm.
Enrique, tregoi arsyet pse vendosi të largojë Mbappe-n nga loja. Ai pretendon se çështja është thjesht sportive. “Unë kam qenë në futboll për një kohë të gjatë dhe duhet të dini se në një klub kaq të madh çdo gjë e vogël ka rëndësi”, tha Luis Enrique dhe shtoi:
“A është ky një dënim për Mbappe? Unë kam folur për të më parë. Herët a vonë do të jemi pa Mbappe dhe kjo është arsyeja pse unë jam duke kërkuar opsionet më të mira për ekipin. Duhet të mësohemi me këtë. Vendimi ta nxirrja ishte e imja dhe nuk dua ta diskutoj fare”, ka theksuar trajneri. /Sport Ekspres/