Luciano Spalletti është treguar i ashpër në një instervistë të dhënë së fundmi për “La Gazzetta dello Sport”-in. Trajneri i Kombëtares së Italisë ka pasur kritika të shumta për lojtarët e rinj. Kreu i pankinës së axurrëve e ka bërë të qartë se në grumbullimin në Euro 2024 do të ketë disiplinë të rreptë. Ai ka kritikuar faktin se futbollistët e rinj qendrojnë deri në orët e para të mëngjesit duke luajtur video-lojra.
“Disa lojtarë duhet të kenë besuar se Spaleti leh, por nuk të kafshon. Por përkundrazi, gabohen dhe tani ka disa gjëra që duhet të sqarohen. Që tani e tutje, ‘Playstation’-at t’i lënë në shtëpi dhe të mos i marrin më. U shpik unë një lojë atyre që mendojnë se si të shpërqendrohen natën. Të vijnë tek unë dhe do t’i jap detyra shtëpie për të bërë në mbrëmje nëse nuk i mjaftojnë ato të ditës. Sepse në Kombëtare duhet të qendrosh në rrugën e duhur, të përqendrohesh. Nëse të luash ‘Playstation’ deri në 4 të mëngjesit kur të nesërmen ke ndeshje është moderne, atëherë moderniteti nuk është i mirë. Në Kombëtare vihet për të fituar Europianin, jo për të luajtur ‘Call of Duty’”, ka deklaruar Luciano Spalletti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/