Hyri nga stoli dhe shënoi golin e parë me Spartën e Pragës, Tuçi përzgjidhet në formacionin e javës në Ligën e Europës

Indrit Tuci ka shënuar mbrëmjen e djeshme golin e tij të parë me fanellën e Spartës së Pragës. Sulmuesi shqiptar hyri në fushën e lojës gjatë pjesës së dytë të takimit dhe e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 75. Gol që i çoi shifrat në 2-1 dhe i hapi rrugën fitores 4-1 kundër Gallatasarait.

Megjithëse e nisi ndeshjen në stol, Tuci përzgjidhet në formacionin më të mirë të Ligës së Europës. Sulmuesi shqiptar është vlerësuar me notën 8.1 nga “Sofascore”-i. Në formacionin më të mirë gjenden edhe emra si ai i Teo Hernandezit apo i Otamendit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *