“Duhej të mbroheshim kur shkuam 2-2”! Monza e mundi 4-2, trajneri i Milanit: Tentuam përmbysjen, iu kundërpërgjigjëm me zemër

Serisë prej 11 ndeshjeve pa humbje në të gjitha kompeticionet për Milanin i erdhi fundi. Kuqezinjtë janë dorëzuar në Brianca. Monza ka shokuar “djallin” në minutat e fundit, duke e mposhtur me shifrat 4-2. Pesina nga pika e bardhë e 11 metërshit në minutën e 44-t dhe Dani Mota në minutën e 6 të shtesës së pjesës së parë e dërguan Monzën në dhomën e zhveshjes në epërsi. Kuqezinjtë e Piolit reaguan në pjesën e dytë të takimit, kur ngushtuan fillimisht diferencat me anë të Zhirusë në minutën e 65.

Vetëm dy minuta nga fundi i kohës së rregullt Pulisiçi riktheu baraspeshën në lojë, por që zgjati jo më shumë se 120 sekonda. Bondo i dërgoi shifrat në 3-2, ndërsa në minutën e 96 Kolomboja fiksoi rezultatin përfundimtar në 4-2. Menjëherë pas përfundimit të takimit, Pioli u shpreh:

“Kemi bërë shumë gabime në episode. Një disfatë që dhemb vërtet, kjo ishte një mbrëmjen e keqe. Pasi rezultati shkoi 2-2, duhej të mbroheshim më shumë, por ne donim që të realizonim përmbysjen. Pulisic nuk u stërvit sepse ishte i lodhur, ndërsa Leao që duhej të luante, në këtë mëngjes ndien dhimbje. Kemi gabuar me naivitet në disa momente sot, por u kundërpërgjigjëm me zemër. Pastaj mbetëm në ekstazë duke iu ekspozuar rivalëve”, tha Pioli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *