“Kemi treguar forcë karakteri”! Trajneri i Dinamos shfaqet i kënaqur me pikën në Laç: Këtu është një fushë e vështirë, kanë ekip të mirë

Në ditën e sotme janë zhvilluar edhe dy takimet e radhës në Superiore, të cilat nisën në orën 13:30. Vëmendja kryesore ishte në përballjen mes Lacit dhe Dinamos. Dy gola të bukur, për një pikë të marrë nga të dy ekipet.

Goli i parë u realizua nga Denison në minutën e 29, ndërsa Qato ktheu baraspeshën në të 72. Kurbinasit ndalin vrullin e Dinamos, që para këtij takimi, kishim marrë tre fitore radhazi. Nga krahu tjetër, Skënderbeu fitoi pastër 0-3 ndaj Erzenit. Frenkli dhe Nikaj realizuan dy gola të shpejt, brenda 6 minutave të para, ndërsa Janaqi në minutën e 76 trefishoi rezultatin. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve në “MCN TV”:

Mehmeti: “Dihet që Laci ka një ekip shumë të mirë dhe këtu është fushë e vështirë. Djemtë treguan forcë karakteri. Nuk duhet të bënim asgjë më shumë se çfarë kemi bërë. Thjesht duhej të tregoheshim pak më shumë të kujdesshëm. Kjo ndeshje mund të fitohej nga Laci dhe nga ana jonë. Kur ishim në avantazh mund të kërkonim më shumë gjerësinë e fushës. Duhet të jemi më të qetë dhe të mos marrim kaq shumë karton të verdhë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *