Mbape i tha se do të largohej! Biseda zgjati rreth 1 orë, por presidenti i PSG nuk u shfaq i mërzitur dhe ia tha në sy francezit: E prisja nga ty

Mbappe luftoi për një kohë të gjatë, por më në fund vendosi se ishte koha të largohej nga Parisi pas shtatë vitesh. Të enjten u bë e ditur se ai nuk do të jetë lojtar i PSG-së nga vera e ardhshme, edhe pse të gjithë jemi në pritje të konfirmimit zyrtar nga klubi francez.

Nuk dihet se ku do të vazhdojë karrierën Mbappe, por besohet se Real Madrid është destinacioni i ri më i mundshëm për sulmuesin e madh. Mediat franceze gërmuan në detajet e bisedës së djeshme mes presidentit të klubit Nasser Al-Khelaifi dhe Mbappe.

“E prisja!” u përgjigj Al-Khelaifi, i cili padyshim ishte i përgatitur për këtë moment dhe nuk ishte shumë i mërzitur. Biseda mes të dyve ka zgjatur rreth një orë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *