“Bëmë gjithçka për ta humbur këtë ndeshje”, Tuheli kritikon lojtarët e Bajernit: Ndaluam së besuari

Bajerni i Mynihut është befasuar në “Olimpiko”. Bavarezët janë mposhtur me shifrat 1-0 nga Lacio, e cila shënoi me anë të Imobiles nga pika e bardhë e penalltisë. Tuheli ka qenë tërësisht i pakënaqur me skuadrën e tij dhe këtë e ka bërë të ditur në fjalën e tij për mediat. Trajneri i Bajernit është shprehur se ekipi i tij bëri gjithçka për ta humbur ndeshjen.

“Jo, nuk jam i shqetësuar për të ardhmen time, ose për shkarkimin potencial. Bëmë gjithçka për ta humbur këtë ndeshje… ishte në duart tona. Në një pikë të caktuar ne ndaluam së besuari. Nuk ia kam idenë përse. Kishte shumë gabime individuale”, ka thënë Tomas Tuheli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *