Ka detyrën e vështirë për të ndalur sulmin e Bayern-it, Hysaj e nis titullar në Champions League

Lazio pret sot në “Olimpico” Bayern Munchen-in. Skuadrat përballen në kuadër të fazës së 1/16-ve të Champions League-s. Titullar në fushën e lojës këtë mbrëmje do të jetë edhe një futbollist shqiptar. Bëhet fjalë për Elseid Hysajn.

Lojtari shkodran do të mbulojë krahun e majtë të mbrojtjes së Lazio-s. Hysajn e pret një detyrë e vështirë përpara, teksa do i duhet të ndalë sulmin e Bayern-it. Duelet në krahë këtë mbrëmje do t’i ketë me Leroy Sanenë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *