Rritet shifra monetare e përfitimit nëse merr pjesë në grupet e Champions League, një ekip i Superiores do të sundonte kampionatin për 10 vite

UEFA ka vendosur që të rris çmimin e përfitimit monetar për të gjitha ekipet që marrin pjesë në grupet e Champions League. Nëse më parë pjesëmarrësit shpërbleheshin me 15 milionë euro, tani do të marrin 19 milionë euro. Ndërkohë për çdo fitore në fazën e grupeve të Champions League, skuadrat do të shpërblehen me 2.6 milionë euro, në krahasim me 2.1 milionë euro që merrnin më parë.

Në rast se një ekip i Superiores do të shkruante historinë dhe do të merrte pjesë në këtë turne, në bazë të llogarive të përfitimit dhe në krahasim me buxhetin normal të skuadrave në Shqipëri, do të sundonte kampionatin në Shqipëri për 10 vite me radhë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *