Carlo Ancelotti humbi durimin dhe me një fjali “fik” Xavi dhe Laporta: Nuk bie në nivelin e atyre te Barcelona

Mbrëmë në derbin e madh të qytetit, Real Madridi barazoi ndaj Atletikos 1-1 në kuadër të javës së 23-të të La Ligës spanjolle. Carlo Ancelotti doli para mediave pas ndeshjes dhe u pyet sërish për Barcelonën dhe italiani nuk kishte mëshirë për “shigjetat helmuese” që vinin nga klubi katalanas.

Laporta dhe Xavi nuk reshtin së foluri se sa keq e bëjnë detyrën gjyqtarët në ndeshjet e Barcelonës dhe pretendojnë se e gjitha kjo është për shkak të frikës së rastit Negreira dhe presionit që vjen nga Madridi.

Ka pasur edhe vendime të diskutueshme në favor të Realit, të cilat vetëm sa kanë intensifikuar kritikat nga Barcelona. Së fundmi, Ancelotti është përgjigjur më së shumti për këtë, por duket se edhe trajnerit të Real Madridit i ka humbur durimi.

“Unë jam profesionist dhe si i tillë nuk do të përkulem në nivelin e tyre dhe nuk do të tregoj mungesë respekti ndaj futbollit spanjoll. Mos më pyet më për këtë, nuk dua të ulem në atë nivel sepse nuk ka profesionalizëm në atë nivel. ”, tha Ancelotti. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *