VIDEO/ Ndeshja mbyllet mes dramës dhe polemikave! Flamurtari përmbys Elbasanin me 10 lojtarë, por VAR i prish festën vlonjatëve

Flamurtari ka arritur që të përmbys Elbasanin në një ndeshje emocionuese dhe të mbyllur mes polemikash. Megjithatë pas ndërhyrjes së VAR, goli do të anulohej dhe ndeshja do të mbyllej në shifrat 1-1.

Goli i parë i takimit u gjet nga Hila në minutën e 55 për Elbasanin. Ndërkohë në minutën e 76, La Torre u ndëshkua me karton të kuq te Flamurtari, pas dy të verdhëve. E kur ndeshja u mendua e mbyllur, Flamurtari u kthye.

Shkurtaj ktheu baraspeshën e takimit në minutën e 83, ndërsa Indio përmbysi gjithçka në fundin e takimit. Por pas rishikimit të pamjeve me VAR në nisje të aksionit, u vendos për anulimin e golit për një faull të shkaktuar nga ana e lojtarëve të Flamurtarit. /Sport Ekspres/

Flamurtari
byu/Albaniafootball insoccer

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *