“Dua të rritem me këta kampionë të mëdhenj”, Asllani flet pas asistit të parë me Interin në Serinë A: Çalhanoglu më ka folur gjatë gjithë javës

Kristjan Asllani luajti sot për afërsisht 95 minuta në përballjen kundër Fiorentinës. Mesfushori shqiptar e zëvendësoi me sukses Hakan Çalhanoglunë. Në minutën e 14 arriti të jepte edhe asistin e golit të vetëm të takimit. Në intervistën e dhënë për mikrofonin e “DAZN”-it, Asllani ka thënë se Çalhanogluja e ka ndihmuar çdo ditë, ndërsa Inzagi e ka lënë të qetë gjatë javës, në mënyrë që të ishte i përqendruar te ndeshja.

“E di që kam një lojtar shumë të fortë si Çalha përballë meje, ai më foli gjatë gjithë javës dhe e falënderoj shumë. Dua të vazhdoj të rritem me këtë ekip dhe me këta kampionë të mëdhenj. Trajneri më lë gjithmonë të qetë, edhe sot. Jam i lumtur që gjatë javës më la me mendje të kthjellët dhe shpresoj të tregoj cilësitë e mia në fushë”, ka thënë Kristjan Asllani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *