Kaloi nga Dinamo në Shqipëri te Frankfurti! Simoni nuk i besonte syve kur menaxheri i tregoi ofertën: Jo nuk e pranoj, dua vetëm Real Madrid

Simon Simoni ka shkruar historinë në futbollin shqiptar, pavarësisht se është vetëm 19-vjeç. Ky portier bëri transferimin më të madh teksa kaloi nga Dinamo që gjendej në Kategorinë e Parë në Shqipëri, te Frankfurti që ishte në Bundesligë dhe atë sezon kishte fituar Europa League. Në fillim talenti shqiptar iu bashkua stërvitjes së ekipit të parë, ndërsa tani është katapultuar si titullar te Frankfurti U-21. Këtë herë Simoni ishte i ftuar në emisionin “Koha Shtesë” ku ka dhënë një rrëfim shumë të bukur në lidhje me karrierën e tij dhe njëkohësisht Kombëtaren. (Intervistën e plot të Simon Simoni në Koha Shtesë e gjeni duke klikuar në videon më poshtë)

“Askush nuk do ta besonte transferimin tim nga Dinamo te Frankfurti, madje as unë vet nuk e besova. Ishte një ëndërr për mua pasi Frankfurti atë vit fitoi edhe Europa League. Nuk arrita ta besoja, madje mbaj mend që i kam thënë me shaka menaxherit kur më tha për interesimin e Frankfurtit. “Jo, nuk e pranoj, dua vetëm Real Madrid”. I thashë kështu pasi mu duk e pabesueshme që Frankfurt të më dëshironte nga Dinamo”, tha Simon Simoni. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *