Do të ketë një jetë normale! Do ta mbylli me Liverpool, Jurgen Klopp vendos “të zhduket” nga futbolli

Jurgen Klopp do ta mbyll me Liverpool në fundin e këtij sezoni. Trajneri i njohur doli në një konferencë për shtyp dhe u shpreh se nuk do të jetë më trajneri i këtij ekipi, pasi të përfundoi sezoni.

Fillimisht u aludua për largimin drejt Barcelonës apo Kombëtares së Gjermansië. Megjithatë në fjalët e Klop, për sqarimin e largimit nga Liverpool ishin disa fjalë shumë domethënëse: “Më kanë mbaruar fuqitë”.

Në Gjermani tregojnë se Klopp dëshiron t’i kthehet një jete normale dhe do të bëj të paktën 1 vit pushim. Nuk dihet nëse Klopp do të tërhiqet përfundimisht nga karriera e trajnerit të futbollit, por të paktën për 1 vit nuk do të jetë më në këtë punë. Nuk përjashtohet mundësia që Klopp të kthehet si trajneri i një Kombëtare, pasi dihet që angazhimi i tij do të ishte më i rrallë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *