“Jam në fund të fuqisë time”! Trishtim dhe lot te tifozët e Liverpool, Jurgen Klopp zyrtarizon largimin nga ekipi anglez: E kam marrë vendimin

Trajneri gjerman Jurgen Klopp ka marrë vendimin për t’u larguar nga Liverpool në fund të sezonit aktual. Klopp i ka habitur të gjithë me vendimin që ka bërë të ditur sot, i cili është publikuar në format video në rrjetet sociale të skuadrës së famshme angleze.

Trajneri gjerman iu bashkua Liverpoolit në vitin 2015 dhe fitoi Premier League, Champions League, FA Cup dhe League Cup. “Unë do të largohem nga klubi në fund të sezonit. Unë mund ta kuptoj se është një tronditje për shumë njerëz në këtë moment, kur e dëgjoni për herë të parë, por padyshim që mund ta shpjegoj. Më pëlqen absolutisht gjithçka për këtë klub, më pëlqen gjithçka për qytetin, më pëlqen gjithçka për tifozët tanë, e dua ekipin, e dua stafin. Më pëlqen gjithçka. Por fakti që jam ende duke e marrë këtë vendim tregon se jam i bindur se është ai që duhet të marr. Është se, si ta them, jam në fund të fuqisë sime.

E di që nuk mund ta bëj punën pa pushim. Pas viteve që kaluam së bashku dhe pas gjithë kohës që kaluam së bashku dhe pas gjithçkaje që kaluam së bashku, respekti u rrit për ty, dashuria u rrit për ty dhe më e pakta që të detyrohem është e vërteta – dhe kjo është vërteta. Kaq është”, tha Klopp. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *