Skena të pabesueshme janë parë sot në Allianz Arena. Bayern Munchen është përballur kundër Union Berlin, atje ku ka fituar me shifrat 1-0. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Guerrero në pjesën e dytë, duke i lënë bavarezët në lojë për titullin.
Rousillon mund të kishte barazuar në minutën e 72, por Neuer arriti që të evitonte golin. Kjo e nervozoi së tepërmi trajnerin Union Berlin, Nenad Bjelica. Pak minuta më vonë ndodhi kaosi. Sane shkoi për të marrë topin pranë pankinës së Unionit dhe Bjelica nuk ngurroi që ta shtynte dhe të prekte fizikisht lojtarin e Bayern. Arbitri e ndëshkoi menjëherë me karton të kuq trajneri i Unionit, që me siguri nuk e mbyll me kaq dhe do të marrë një tjetër ndëshkim shembull. /Sport Ekspres/
Nenad Bjelica vs Leroy Sané pic.twitter.com/xYgkrcTDaO
— Sir ALTINAY (@AItinay) January 24, 2024