3 fitore në 3 ndeshjet e fundit pa Jackson! Faktet flasin në favor të sulmuesit të Shqipërisë, Chelsea fiton gjithmonë me Brojën si titullar

Pavarësisht kritikave të shumta nga tifozët, statistikat flasin në favor të Armando Brojës te Chelsea. Pas largimit të Jackson te Senegali, për shkak të Kupës së Kombeve të Afrikës, Broja ishte e vetmja alternativë në majën e sulmit.

Por në tre takimet që Broja e ka nisur si titullar, Chelsea ka marrë tre fitore. Për ta nisur nga ajo fitore 4-0 kundër Preston, atje ku sulmuesi shqiptar gjeti edhe një gol. Për të vazhduar me fitoren 1-0 kundër Fulham dhe te ajo e djeshme 6-1 kundër Middlesbrough. Në të gjitha këto raste kur Broja ka qenë nga minuta e parë e takimit, Chelsea ia ka dalë me sukses. /Sport Ekspres/ (Ndiqni emisionin e plot të Koha Shtesë për të mësuar lëvizjet që priten në merkato për Armando Brojën dhe situatën e tij te Chelsea)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *