Fitoi dhe arriti gjithçka si futbollist, por një ëndërr erotike i mbeti e parealizuar! Pipo Inzaghi tregon fiksimin e tij: Ëndërra ime ishte Monica Belluci

Nëse VAR do të ishte përdorur në kohën e tij, nuk do të kishte qenë aq i suksesshëm sa rezultoi. Ai jetoi në vijën jashtë loje dhe kjo mënyrë loje e bëri atë një legjendë. Si futbollist, ai arriti gjithçka që ëndërronte, por kur ishte fjala për ëndrrat e tij erotike, njëra mbeti e parealizuar.

50-vjeçari është rrugës për t’u martuar me të zgjedhurën e tij, Angela Robusti, me të cilën u njoh gjatë kohës që drejtonte Venezia-n dhe që i hyri në jetë pas ndarjes me Alessia Venturën. Duke folur për të gjitha dashuritë e jetës së tij, Inzaghi tregoi se ishte i dashuruar me Monica Bellucci, aktoren më të bukur italiane të viteve ’90.

“Si djalë ëndrra ime erotike ka qenë Monica Bellucci, gjithmonë më kanë pëlqyer brunet, edhe pse tani jam rrugës për t’u martuar me një bjonde”, tha Inzaghi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *